Kyresore » 2012 » Prill » 12 » S’ka vend për befasi, Reali + 4 ndaj Barcës
0:02 AM
S’ka vend për befasi, Reali + 4 ndaj Barcës
Real Madrid i vetëdijshëm për humbjen e pikëve në ndeshjet e kaluara, ka mposhtur sonte rivalin lokal Athelitico Madrid 4-1, për tu shkëputur sërish në + 4 ndaj Barcelonës e cila dje ka mposhtur Getafen.Sonte e tërë ndeshja ishte në shenjë të Ronaldos pasi shënoi tre gola, për t’i dhënë tre pikë te reja skuadrës së tij. Kishte momente paniku kur Falcao shënoi për barazim, por Ronaldo u përkujdes që sonte të mos ndodh befasia. Callejon ndërkaq shënoi golin e fundit për Realin. Barca e Real në fundjavë do të zhvillojnë ndeshjet e radhës para takimi të drejtpërdrejt në ‘El Clasico’, që zhvillohet të shtunën me 21 prill prej orës 20:00. Kjo ndeshje njëherit mund të jetë vendimtare sa i përket luftës për titull.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus