Kyresore » 2012 » Qershor » 24 » Samir Nasri ‘shanë' gazetarët
11:39 AM
Samir Nasri ‘shanë' gazetarët
Mesfushori-sulmues i Francës, Samir Nasri duket se vështirë e ka përballuar eliminimin prej Kampionatit Europian, ku pas disfatës kundër Spanjës prej 2:0 ka sulmuar verbalisht mediat.Lojtari i Manchester Cityt ditët e fundit ka qenë shpesh objekt i mediave franceze, për shkak të sjelljeve të pahijshme dhe grindjeve në dhomën e zhveshjeve në ndeshjen me Suedinë.
Gazetarët e pyetën për të komentuar humbjen kundër Spanjës, në të cilën gjë Nasri u zemëruar dhe pastaj fyeu gazetarët."Ju gjithmonë kërkoni histori", u tha shkurt Nasri gazetarëve, pas së cilës filloi ti shante gazetarët.Franca në çerek-finalen e "EURO 2012” humbi pre Spanjës me rezultat 2-0, ku dy golat e ‘Furisë së Kuqe’ i shënoi mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus