Kyresore » 2012 » Prill » 20 » San Siro-Meazza, me bari sintetik
9:21 PM
San Siro-Meazza, me bari sintetik
Pas ndeshjes së parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Barcelonës, futbollistët e gjigantit katalan kritikuan ashpër gjendjen e fushës në stadiumin San Siro – Giuseppe Meazza.
Kjo dhe rastet tjera në të kaluarën duket se kanë bindur drejtuesit e Milanit, por edhe ata të rivalit të qytetit Inter, skuadra këto që ndajnë stadiumin, të arrijnë marrëveshje për eliminimin e problemit. Zgjidhja duket të jetë te bari sintetik. Televizioni italian Mediaset ka publikuar lajmin për shtrimin e barit sintetik në fushën e stadiumit San Siro (kur luan Milani) dhe Giuseppe Meazza (në duelet që i zhvillon Inter). Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, së fundmi kishte theksuar se problemi me fushën e stadiumit ekziston tashmë 20 vite, prej kur ishte bërë zgjerimi i kapacitetit. Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves pas ndeshjes në San Siro muajin e kaluar, e kishte përshkruar San Siron si "një fushë patatesh”, kurse trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se "Milan dhe Inter meritojnë një fushë më të mirë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus