Kyresore » 2012 » Korrik » 24 » Santi Kazorla drejt Arsenalit
5:26 PM
Santi Kazorla drejt Arsenalit
Arsenali është shumë pranë firmës me një tjetër lojtar cilësor, spanjollin Santi Kazorla, i cili ka arritur akordin personal me klubin londinez.Futbollisti i Malagas duket shumë pranë transferimit në Angli, një lëvizje që u bë realitet vetëm një vit pas interesimit fillestar të Arsen Venger për të.Sipas "The Guardian”, klubi anglez ka bërë një ofertë fillestare prej 15.6 milion paund për lojtarin që cilësohet një nga talentet më të mëdhenj të kampionatit spanjoll pasi luan pak a shumë në çdo pozicion si në sulm, ashtu edhe në mesfushë.Futbollisti i përfaqësueses spanjolle lëvizi nga Vijareal drejt Malagas vetëm një vit më parë, por ka patur probleme me klubin e tij të ri për shkak të rrogave të papaguara. Klubi që zotërohet nga sheikët arabë ka shumë pagesa të prapambetura si ndaj lojtarëve, ashtu edhe ndaj shtetit spanjoll, e si rrjedhojë rrezikon falimentin. Ndaj Malaga nuk do të ishte kundër këtij transferimi që sjell një shumë të konsiderueshme në arkat e klubit.

Kazorla pritet të formojë repartin e avancuar të skuadrës së Arsenal përkrah Podolski dhe Zhirud, pa harruar këtu edhe kontributin e Teo Uollkot.

Me nënshkrimin e këtij lojtari, duket qartë se Arsenal ka humbur çdo shpresë për të mbajtur sulmuesin e saj kryesor, Robin Van Persi, i cili duket gjithnjë e më pranë transferimit drejt një prej skuadrave të Mançesterit. Ato janë të vetmet në gjendje të paguajnë 20-25 milion paund për blerjen e tij, por që janë njëkohësisht në gjendje të paguajnë dhe rrogën prej 10 milion paund në vit që kërkon futbollisti holandez.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus