Kyresore » 2012 » Janar » 31 » Schuster: Skemat e Mourinho, katastrofike
3:21 PM
Schuster: Skemat e Mourinho, katastrofike
Ish-trajneri i Realit të Madridit, gjermani Bernd Schuster, e ka kritikuar skemën e praktikuar nga Jose Mourinho në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. Ishte e pabesueshme, kur pashë mënyrën se si Reali zbriti në fushën e lojës. Nuk kishte asgjë që i përshtatej filozofisë dhe prestigjit të kësaj skuadre. Jo vetëm që u aktivizuan futbollistë që kishin kohë që nuk luanin, por Pepe ishte mesfushor i avancuar. Ishte një skemë makabre, pasi dihej që ekipi madrilen do të praktikonte një futboll të ashpër. Më vjen keq që ta shikoj ish-skuadrën time, që luan në një mënyrë të tillë, me në një ndjenjë inferioriteti të theksuar dhe pa fair-play në fushë, u shpreh ish-tekniku i madrilenëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus