Kyresore » 2012 » Prill » 22 » Seria A, Milan nuk shkon më tepër se barazimi
6:32 PM
Seria A, Milan nuk shkon më tepër se barazimi
Në javën e 34-rt të Serisë A, Milani nuk shkon më tej se një barazim ndaj Bolonjës, duke qëndruar në vendin e dytë, me Juventusin në krye që ka një ndeshje më pak. Ndeshja mund të kishte shkuar edhe më keq për "kuqezinjtë” në qoftë se barazimi nuk do të kishte ardhur në fundin e takimit. Është Ibrahimoviç që shënon në minutën e 90’ të ndeshjes, pas një neglizhimi të mbrojtjes mike. Më parë kishte shënuar Ramirez në minutën e 26’ të pjesës së parë.  Takimi Genoa-Siena u pezullua në minutën e 8’ për shkak të tymseve të hedhura në fushë. Gjithçka nisi si pasojë tifozëve vendas, të cilët kontestuan humbjen e ekipit të tyre 0-4, deri në atë moment. Pas rifillimit të ndeshjes, ajo u mbyll me rezultatin 1-4.  Interi sërish nuk shkon më tej se një barazim 0-0 ndaj Fiorentinës. Madje këta të fundit nuk shfrytëzuan si duhet një penallti të dhënë në favor të tyre. Ljajic gabon teksa gjuajtjen e tij e grushtoi Julio Cezar. 
Takimet e tjera u mbyllën me këto rezultate: Lacio-Leçe 1-1 dhe Cezena-Palermo 2-2.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus