Kyresore » 2012 » Gusht » 27 » Serie A, Milan e fillon me humbje (+VIDEO)
11:23 PM
Serie A, Milan e fillon me humbje (+VIDEO)
Java e parë e Serisë A ka dhuruar menjëherë një rezultat të papritur, humbjen e Milanit 1-0 në shtëpi përballë Sampdorias. Kuqezinjtë kanë kaluar një verë të mbushur me probleme, për shkak të largimit të "veteranëve” dhe disa prej yjeve të skuadrës. Por realisht askush nuk priste që ata të shfaqeshin kaq dobët në ndeshjen e parë përballë një skuadre që është ngjitur nga Seria B.Në një ndeshje pa shumë emocione, kuqezinjtë kanë treguar se janë shumë larg çdo pretendimi të mundshëm dhe do të jenë të detyruar të ndërhyjnë në merkato për të përforcuar ekipin që dukej pa ide dhe asnjëherë në gjendje të vinte në vështirësi kundërshtarët. Goli i shënuar nga Sampdoria pas një goditje standarte vërtetoi se duhet gjetur sa më shpejt një zëvendësues i Tiago Silva, pasi në të kundërt, humbje të tilla mund të përsëritën në të ardhmen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus