Kyresore » 2012 » Korrik » 25 » Shaqiri i plotë në miqësoren e parë në Kinë
2:28 PM
Shaqiri i plotë në miqësoren e parë në Kinë
Xherdan Shaqiri ka luajtur për gjatë 90 minutave në miqësoren e parë që e zhvilloi Bayern Munchen pas aterimit në Kinë. "Bavarezët”, një fazë të përgatitjeve për edicionin e ri janë duke e zhvilluar në këtë vend aziatik.Trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes, është duke u orvatur që të përcaktohet për përbërjen e parë të skuadrës për edicionin e ri. Edhe pse lojtarët kryesor të finalistit të Ligës së Kampionëve kanë qëndruar në "Allianz Arena”, përforcimet e verës kanë ndikuar që timonieri gjerman të shfrytëzon në maksimum ndeshjet përgatitore për të provuar futbollistët. Heynckes së paku për fillim është duke i besuar maksimalisht futbollistit shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri. Në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Kinë, ku po qëndron Bayrn Munchen për përgatitje, Shaqiri luajti gjatë tërë lojës në përballje me Pekin Guoan, ndaj së cilës shënuan fitore me rezultat 6:0. Shaqiri luajti në mesfushë krahas dy yjeve të futbollit botëror, Arjen Robben dhe Frank Ribery. Në këtë takim që u zhvillua në temperaturën e lartë prej 30 gradë celsius, bavarezët dominuan tërësisht takimin. Derisa në fushë prezent ishin tre mesfushorët ofensivë të përmendur më lartë, pikë referimi e tyre ishte sulmuesi, Pizzaro, i cili më pas u zëvendësua nga Gomez. Ndërkaq përforcimi tjetër i Bayernit për këtë vit, Mandzukic, u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë në vend të Riberys, derisa edhe Robben nuk luajti në pjesën e dytë, vendin e të cilit e zuri, gjermani, Muller. Bayerni para rreth 42 mijë shikuesve në epërsi kaloi falë autogolit, të Zhang Junzhe (7’), ndërkaq më pas realizuan Robben (10’) dhe Pizarro në pjesën e parë (43’), ndërkaq nga një herë në gjysmëlojën e dytë realizuan: Mueller (74’), Mandzukic (78.) dhe Gomez (80’). Bayerni ndeshjen e parë në Bundesligw, do ta takohet në udhëtim me Greuther Furth.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus