Kyresore » 2012 » Maj » 23 » Shaqiri, idhulli i ri i "Allianz Arena"
8:15 PM
Shaqiri, idhulli i ri i "Allianz Arena"
Brenda disa javëve, Xherdan Shaqiri, do e nisë aventurën te skuadra e Bayern Munchen. Shaqiri 20-vjeçar, muaj më parë e zyrtarizoi transferimin e tij te bavarezët nga Baseli duke firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2016 dhe trajneri i Zvicrës dhe ish i Bayern, Ottmar Hitzfeld shprehet i sigurtë se e ardhmja e kosovarit në Gjermani do të jetë e ndritur.
Hitzfeld është i bindur se Shaqiri do t'i tregojë cilësitë e veta edhe te një skuadër e madhe si Bayerni. Sipas trajnerit zviceran, talenti nga Kosova ka vepruar shumë mirë kur vendosi që këtë verë ta lërë Baselin për një ekip më të fortë në një ligë më të fortë. "Shaqiri është ende shumë i ri, por ka qenë në gjendje të fitojë një përvojë të madhe. Transferimi i tij nga Baseli në Bundesligë ka ndodhur në kohën e duhur", ka thënë Hitzfeld. "Shaqiri jo vetëm që është lojtar i klasit botëror, por ai ka edhe karizmën e duhur. Qysh tani mund ta imagjinoj atë si idhullin kryesor të tifozëve në Mynih". 

Hitzfeld insiston se për Shaqirin do të jetë më mirë nëse holandezi Arjen Robben mbetet te Bayern. Mirëpo mendimin e njëjtë me Hitzfeldin nuk e ndajnë edhe të tjerët që insistojnë se Shaqiri do ta ketë të vështirë të sigurojë vendin e titullarit para Robbenit në krahun e djathtë.

"Çështja e Robben më brengos fare pak. Robben nuk mund t'i mbijetojë edicionit pa u lënduar. Kështu që, Shaqiri do ta ketë rastin e tij për të treguar veten ", tha Hitzfeld 63-vjeçar. "Në rast se Robben largohet, atëherë pritjet nga Shaqiri do të jenë të mëdha. Më mirë për Shaqirin do të jetë nëse rritet nën hijen e Robbenit".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus