Kyresore » 2012 » Qershor » 12 » Shevchenko: U ndjeva si 20-vjeçar
1:05 PM
Shevchenko: U ndjeva si 20-vjeçar
Sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko thotë se ai është ndjerë si 20-vjeçar pasi shënoi dy gola në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Suedisë. Zlatan Ibrahimovic kaloi suedezët në epërsi në fillim të pjesës së dytë, por dy gola nga sulmuesi i Dinamo Kievit kompletuan përmbysjen dramatike të rezultatit."Ndjehem për mrekulli, ndjehem si 20-vjeçar, prandaj ndjehem mirë. Kjo ishte një ndeshje historike për ne, një fitore e madhe”.
"Ndjej më pak adrenalinë në trupin tim tani, por më shumë në kokën time. U mundova të jap më të mirën dhe arrita”."Do të doja të falënderoj çdokënd për mbështetjen për të qenë i gatshëm për Euro 2012. Kam pasur probleme me peshën para garës, por jam në rregull tani”, ka thënë Sheva për televizionin gjerman ZDF.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus