Kyresore » 2012 » Gusht » 25 » Shkëlqen Robin Krasniqi
9:35 PM
Shkëlqen Robin Krasniqi
Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në Berlin duke mposhtur turkun Serdar Sahin. Krasniqit nuk i desh më shumë kohë që ta fitojë këtë sfide të madh dhe tashmë Robin Krasniqi është kampion i botës në versionin WBO International.Kosovari mjaft mirë e nisin meçin ndaj turkut dhe në rundin e parë ai e nokautoi turkun. Krasniqi edhe në rundin e dytë dhe të tretë u tregua më i mirë se Sahin, ky i fundit për të dytën herë u gjet në nokauto, e qw mw pas nuk ishte në gjendje ta vazhdojë duelin. Kjo është fitorja e 38 e Krasniqit, ndërsa për turkun kjo ishte humbja e parë në karrierën e tij, sepse deri tash turkut kishte zhvilluar 20 meçe dhe i kishte fituar të gjitha duelet.Krasniqi më këtë fitore futët në mesin e tre boksierëve më të mirë në botë dhe është në rrugë të mirë që të prek majat e boksit të botëror. Ky meç është zhvilluara para finales së madhe në versionin WBO në peshën super te mesëm në mes Robert Stieglitizit dhe Arthur Abrahamit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus