Kyresore » 2012 » Qershor » 20 » Shnajder: Kemi spiun në kombëtare!
1:44 PM
Shnajder: Kemi spiun në kombëtare!
Mesfushori i Holandës, Uesli Shnajder, pretendon se një spiun brenda kombëtares ishte shkaku i eliminimit të parakohshëm të kësaj përfaqësueseje nga Euro 2012. Ai shfajësoi plotësisht trajnerin Bert Van Marvijk, ndërsa mendon se përgjegjësinë duhet ta mbajë shoku i skuadrës që "shiti” pjesën tjetër të ekipit te shtypi.Pasi Holanda dhuroi paraqiten më të dobët në historinë e saj të pjesëmarrjeve në fazat finale të turneve, duke marrë zero pikë në tre ndeshje, shumëkush kërkoi që Van Marvijk të largohej nga drejtimi i përfaqësueses. Por Shnajder nuk e mendon në të njëjtën mënyrë.
"Nuk mund të fajësojmë trajnerin për zhgënjimin, ai bërë një punë të shkëlqyer me ne në katër vitet e fundit. Por kemi disa probleme brenda skuadre të cilat duhen zgjidhur para të tjerave, si për shembull kush është lojtari që i tregon shtypit planet tona taktike para ndeshjeve”, deklaroi ai për mediat holandeze pas kthimit në atdhe.Ndërkohë, Federata Holandeze ka ndërruar mendje duke deklaruar se Van Marvijk ishte i paprekshëm dhe se do të vazhdonte punën e tij në drejtimin e përfaqësueses, ndonëse mediat holandeze janë të sigurta se aktualisht po kërkohet një zëvendësues për të. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus