Kyresore » 2012 » Prill » 16 » Shpenzime te cmendura, sheiket jane padronet e rinj te futbollit ne Europe
4:52 PM
Shpenzime te cmendura, sheiket jane padronet e rinj te futbollit ne Europe
Arabet po thyejne rekordet ne merkato me disa klube dhe po pushtojne kontinentin me parate e tyre Kane shpenzuar me teper se Manchester United e Reali i Madridit: sheiket jane padronet e rinj te futbollit. Nese i hedhim nje sy tabeles se transferimeve ne merkaton e fundit verore dhe asaj dimerore, veme re se ne krye te listes qendrojne pikerisht klubet qe jane ne pronesi te sipermarresve te pasur: Paris Saint Germain, Manchester City e Malaga. Boset e naftes tani e kane seriozisht.

Harxhojne pa hesap, me teper se Reali, Barcelona, Man. United apo Chelsea, per te mos folur per italianet, qe qendrojne ne fund te renditjes. Futbolli ne epoken e petro-dollareve tashme ka padronet e rinj. Gjate merkatos se veres se kaluar dhe asaj dimerore, emiret arabe dhe oligarket ruse kane permbysur hierarkite e futbollit ne Kontinentin e Vjeter.

Deri tani, tre gjigantet qe kane monopolizuar tregun e futbollisteve, duke shpenzuar shuma marramendese per te marre lojtaret e deshiruar, jane Paris Saint Germain i "Qatar Investment” , Manchester City i sheikut Mansur bin Zaid dhe Malaga e sheikut Abdullah ben Naser. Eshte revolucioni i pare, autentik arab ne futboll. Ne fakt, ekziston pershtypja qe sheiket sapo kane filluar te harxhojne parà.

PSG-ja , per shembull, nuk ka humbur asnje minute kohe: ne qershor u be pjese e "Qatar Investment” e sheikut Tamin Bin Hamam al Thani, dhe ne me pak se nje muaj u be klubi qe ka investuar me teper nga te gjithe ne kete sezon ne merkato. Plot 86 milione euro, gjysma e te cilave per te sjelle ne Paris talentin argjentinas te Palermos, Javier Pastore. Mandej vijne me radhe te tjeret: nga Menez te Sissoko, nga Sirigu te Matuidi , duke kaluar nga Gameiro e Bisevac.

Por goditjen e pare te madhe e beri Manchester City i sheikut Mansur. Pikerisht 48 ore para Pastores, klubi anglez mori po per 43 milione euro talentin tjeter argjentinas, Sergio Aguero. City eshte klubi i dyte qe ka shpenzuar me teper deri tani, 62.75 milione, teksa ne "Eastlands” kane mberritur serbi Savic nga Partizani i Beogradit dhe ish-mbrojtesi francez i Arsenalit, Gael Clichy.

Vendi i trete i takon Malages se sheikut Abdullah ben Naser , qe ka investuar plot 58 milione euro . Santi Kazorla eshte blerja me e shtrenjte e klubit spanjoll (21 milione euro ne arkat e Villarealit), e me pas vijne me radhe Tulalan, Isko, Monreal, Buonanote, Joakin , Sanchez e Matijsen . Per t’u theksuar eshte fakti qe Malaga ka ndermend te beje edhe nje super blerje, ne kufijte e 30-40 milione eurove.

Nese Evropa e re eshte "parajsa” e sheikeve, perfundojne ne radhen e dyte gjigantet si Mancester Junajtid, Reali i Madridit, Liverpool, Bayern Munchen e Barcelona. Edhe pse nuk kane harxhuar pa kufij, gjithsesi, te medhenjte e kontinentit kane bere te pakten nje goditje te madhe.
Reali , per shembull, mori per 30 milione euro nga Benfica mbrojtesin portugez Fabio Coentrao ; Barcelona i pagoi 26 milione euro Udineses per te sjelle ne "Kamp Nou” talentin kilian Alexis Sanchez; Bayerni afroi portierin Manuel Neuer nga Schalke 04 per 22 milione ; po ne porte, United mori per 20 milione euro spanjollin David De Gea nga Atletiko e Madridit; Liverpool derdhi ne arkat e Aston Viles plot 22.8 milione euro per te sjelle ne "Anfield Road” mesfushorin-sulmues, Stewart Downing dhe me pas ne janar do t’i paguante Newcastle plot 35 milione paund per sulmuesin Andy Carrol. Ky i fundit u mor per te zevendesuar Fernando Torresin, i larguar drejt Chelseat kundrejt nje shifre rekord prej 50 milione paundesh.

Strategjia eshte e qarte: merkato me "karar”, por cilesore. Sinjale te rendesishme po fillojne te leshojne edhe padronet e naftes dhe gazit, oligarket ruse. Zeniti i Aleksander Valerievicit ka fonde te pashtershme, ashtu si Anzhi i Sulejman Kerimovit . Per te mos u nenvleresuar Gallatasaray i Unal Aisalit , edhe ky biznesmen i naftes. E ardhmja mund te jete e gjitha per ta dhe ka filluar te trokase ne dere qe tani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus