Kyresore » 2012 » Korrik » 28 » Shpresoj që të kaloj këtë testim në Angli
3:41 AM
Shpresoj që të kaloj këtë testim në Angli
"Unë kam nisur me futboll që në klasën e katërt, sepse kam pasur shumë dëshirë. Dhe shpresoj që në të ardhmen të bëhem një futbollist i mirë. Trajnerët e mi janë Sabri Nafiu dhe Besim Kadriu”.Në mesin e pesë talenteve të rinj të futbollit të cilët do të testohen te klubi i futbollit Reding në Angli është edhe një super-talent nga vendbanimi Treboshi, fjala është për Besart Rexhepin i lindur në vitin 2000. Besarti me futboll ka filluar nga klasa e katërt në shkollën fillore dhe atë te shkolla e futbollit Liria në Zhelinë. "Unë kam nisur me futboll që në klasën e katërt, sepse kam pasur shumë dëshirë. Dhe shpresoj që në të ardhmen të bëhem një futbollist i mirë. Trajnerët e mi janë Sabri Nafiu dhe Besim Kadriu” me emocione të mëdha fletë .Sa i përket qëndrimit të tij në qytetin Reding të Anglisë ai është shumë optimist se do të kalon me sukses të gjitha testet . "Këtë javë do të shkojmë në Riding, ku do të testohemi, ku edhe do të shohim se ku jemi afër atyre. Shpresoj që të kaloj këtë testim” tha talenti i futbollit Besart Rexhepi .Edhe pse është në moshën 12 vjeçare Besart Rexhepi ka idhujt e vetë në sportin e futbollit dhe çuditrishtë është ndër të rrallët që ka idhuj futbollist shqiptar."I pëlqej shumë Xherdan Shaqirin,Granit Xhakën, Taulant Xhakën, dhe shpresoj që të arrij edhe unë një dit si ato”thotë ai.Besart Rexhepi talentin vetë e ka dëshmuar edhe para syrit të kamerës sonë duke dëshmuar se ai e urdhëron topin e jo topi atë dhe kjo është ajo që Besartin e veçon nga talentet tjerë të futbollit.Ai për të gjitha të arritura veta falënderon shokët e vetë të gjeneratës dhe normal trajnerët e tij.


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus