Kyresore » 2012 » Korrik » 6 » Shtypi rus, Guardiola trajner i Rusisë
2:55 PM
Shtypi rus, Guardiola trajner i Rusisë
E ardhmja e Pep Guardiola duket se është në Rusi. Sipas gazetës sportive ruse ‘Sport-Express’, ish-trajneri i Barcelonës do të jetë të premten në Moskë për të firmosur kontratën me kombëtaren e këtij vendi. Po sipas kësaj gazete, Guardiola ka firmosur një parakontratë me përfaqësuesen ruse të futbollit në javën e kaluar kur Sergay Fursenko ishte ende president i Federatës ruse (dha dorëheqjen pas paraqitjes së dobët të Rusisë në EURO 2012).E ardhmja e Pep Guardiola po lakohet që kur u largua nga drejtimi i klubit katalanas edhe pse disa herë ka theksuar se do të bëjë një vit pusihm.Në këto dy muaj janë interesuar për të edhe ekipe si Chelsea, Milan, Inter dhe kombëtarja e Anglisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus