Kyresore » 2012 » Shkurt » 2 » Shuhet Dundee, trajneri legjendar i Muhammad Ali
11:20 AM
Shuhet Dundee, trajneri legjendar i Muhammad Ali
Angelo Dundee, i njohur për më shumë se dy dekada si trajneri i boksierit të madh Muhammad Ali, u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare. Pak kohë më parë, Ali festoi 70 vjetorin e lindjes dhe në festën private mes miqsh ishte i pranishëm edhe Dundee, i cili pati rastin të kujtonte duelet më të mëdha që kishin përballuar së bashku.Dundee ka punuar gjithashtu me 15 boksierë të tjerë, të kurorëzuar si kampionë bote. Mes tyre bien në sy emrat e Sugar Ray Leonard, George Foreman dhe Jimmy Ellis, por ndër të gjithë këta spikat Muhammad Ali. Trajneri Dundee ishte faktori kryesor në fitoren e bujshme të Ali ndaj Foreman në 1974-ën, që u konsiderua në atë kohë si ndeshja e vitit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus