Kyresore » 2012 » Prill » 11 » Shuster: Më shkarkuan se flisja si Guardiola!
5:34 PM
Shuster: Më shkarkuan se flisja si Guardiola!
Bernd Shuster, ish-trajneri i Real Madrid, ka komentuar me ironi deklaratat e Pep Guardiolës rreth mundësive të Barcelonës për të fituar titullin kampion."Unë nuk e kuptoj sesi nuk e kanë shkarkuar Guardiolën që vazhdon të thotë se nuk mund ta fitojë titullin, pasi zakonisht kanë për tendencë të bëjnë të kundërtën”, u shpreh ai duke kujtuar se ishte shkarkuar nga Real Madrid pasi kishte deklaruar se ishte e pamundur në fitohej në "Kamp Nou”.Më pas, ai i është kthyer derbit të Madridit që luhet sonte, por që sipas tij nuk përcakton detyrimisht titullin kampion, sido që të ndahet kjo sfidë."Çdo gjë mund të ndodhë në derbi. Mund të ketë gola, kartonë të kuq, ndërhyrje të parregullta. Derbit janë ndeshje speciale. Padyshim që Reali është favorit, por ky është një moment vendimtar edhe për Atletikon që kërkon pikë për të hyrë në zonë e Kupave të Evropës. Nuk besoj se Reali shpallet kampion nëse fiton derbin. Mos harrojmë që përpara ka "El Clasico” dhe ndeshje të tjera të vështira me skuadra që luftojnë për mbijetesë”, tregoi Shuster.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus