Kyresore » 2012 » Shkurt » 29 » Silva: Reali shpif kundër meje
2:26 PM
Silva: Reali shpif kundër meje
David Silva ka sulmuar ashpër Real Madridin duke akuzuar këtë klub se po bën një fushatë mediatike kundër tij.
Pas lëvizjes në Angli, Silva ka qenë në formë të mirë, por mediat spanjolle pretendojnë se Madridi nuk nënshkroi me të për shkak të pikëpyetjeve mbi stilin "problematik” të jetës së tij.Të gjithë tashmë e shohin këtë veprim të Realit si një përpjekje të dobët nga ana e klubit për të justifikuar humbjen e futbollistit më të mirë spanjoll.Vetë 26 vjeçari Silva tha: "Nëse Real Madrid nuk ka dashur të nënshkruajë me mua, unë nuk e di pse këto thashetheme dolën, duke më akuzuar mua. Ndërgjegjja ime është e pastër dhe unë kam qenë gjithmonë profesional”."Kjo çështje nuk më zemëron mua. Nuk isha i interesuar, por pastaj Reali u përpoq të më bënte shantazh bashku me disa media në Spanjë”."Por unë jam i qetë dhe shumë i lumtur që kam marrë vendimin e duhur. As Barcelona e as Real nuk më kanë kërkuar. Ishte Siti i cili bëri një lëvizje për mua dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Kam shkuar ku kam dashur”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus