Kyresore » 2012 » Shkurt » 17 » Simulimi më origjinal i futbollit (+VIDEO)
11:13 AM
Simulimi më origjinal i futbollit (+VIDEO)
Inzagi, Kristiano Ronaldo, Buskets, Drogba apo Toti. Të gjithë këta lojtarë cilësohen si mjeshtrit e simulimeve, por asnjë prej tyre nuk është më efektiv se një 20 vjeçar kilian. Ai është mesfushorit Karrasko, i cili gjen mënyra shumë origjinale për të simuluar dhe për të fituar faulla. "Bëma” e tij më e veçantë ishte në Kampionatin U-20 të Amerikës Jugore, në takimin mes Kilit dhe Ekuadorit. Karrasko kap dorën e kundërshtarit dhe godet veten me të, duke fituar një faull. "E praktikoj edhe në stërvitje. Trajneri më sheh dhe gjithmonë mendon se po zihemi. Duhej bërë sepse po humbnim”, ishte justifikimi i lojtarit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus