Kyresore » 2012 » Prill » 28 » Sinan Bytyci refuzoi Juventus per Manchester City
10:36 AM
Sinan Bytyci refuzoi Juventus per Manchester City
Sinan Bytyci ka preferuar Manchester City para ekipeve te tjera te interesuara per te, te tilla si Juventus, Schalke 04 apo Werder Bremen. Futbollisti prizrenas ka siguruar nje kontrate trevjecare me "Citizens”. Futbollisti kosovar konsiderohet si e ardhme e ketij ekipi, ndersa kete sezon do te luaje me ekipin U-19. Ai vleresohet si talent i jashtezakonshem me nje te ardhme te ndritshme. Talentin e 17-vjecarit e kishin spikatur drejtuesit e klubit anglez qe ne vitin 2009, kur luante per akademine e ekipit Admira. Edhe pse kishte kontrate me klubin austriak, kjo nuk e pengoi ate ta realizoje endrren, te transferohet ne nje klub anglez. Per shkak te moshes se re, sic ndodh edhe ne rastet tjera, nuk behet e ditur shuma e transferimit. Por, drejtuesit e Admires thone se kane kerkuar nje cmim te arsyeshem nga klubi i Sheikh Mansurit.

"Ne jemi sjelle ndershmerisht, nuk kemi bere kerkesa anormale”, ka thene menaxheri i Admires, Alexander Friedl, ne nje interviste per faqen austriake ne Internet, sport10.at. "Familja po ashtu na ka informuar se nuk ishte perfshire asnje konsulent ne kete transferim”, shtoi ai.
Bytyci gjendet aktualisht ne Manchester, ndersa shume shpejt do te shkoje me ekipin U-19 ne nje turne ne Abu Dhabi. Nder te tjera, prinderit e tij, qe banojne ne Karnten, pritet t’i bashkohen ne veriperendim te Anglise. I gjate 1,84 centimetra, Bytyci u lind ne Prizren, qyteti i dyte me i madh ne Kosove. Ai ka nenshtetesi austriake dhe vjen nga ekipi U-17, i cili drejtohet nga trajneri Andreas Heraf.
"Sinani eshte nje mesfushor me tipare sulmues, i cili mund te veproje suksesshem ne lojen ne ajer, - deklaroi Heraf. - Eshte i shkathte dhe leviz kembet me thjeshtesi”.

Bytyci behet keshtu futbollisti i dyte qe nga akademia e Admiras shkon ne Angli. Me pare, ne vitin 2007, nje gje te tille e beri edhe Georg Krenn. "Ndryshimi i vendit po ashtu eshte edhe nje rrezik dhe nje sfide humane. Per nje lojtar qe eshte ne fazen e rritjes, mund te ekzistoje edhe deshtimi. Por, une nuk shqetesohem per te”, ka shtuar trajneri Heraf.
Bytyci eshte stervitur me ekipet U-18 e U-19 te Manchester City dhe eshte perdorur me shume nga keto dy ekipe te te rinjve. Ai synon te vazhdoje me ekipin anglez, edhe pse ne dyert e Admiras kane trokitur ekipe si Werder Bremen, Schalke 04 e Juventus. "Ai eshte nje lojtar i mire, do te deshironim ta mbanim”, theksoi menaxheri i Admiras, Friedl. "Por, kur klubet e medha shfaqin interesim per te, ne nuk e kemi ndermend ta ndalim, pasi qe ajo mund te jete menyra me e mire per t’u zhvilluar”, shtoi ai. Ne tetor te vitit te kaluar pjese e Mancester City eshte bere edhe talentin kosovar Bersant Celina, i cili ka luajtur me skuadren norvegjeze Stromsgodset.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus