Kyresore » 2012 » Dhjetor » 13 » Sir Alex i le stafetën Guardiolës?
8:54 PM
Sir Alex i le stafetën Guardiolës?
Sa më shumë afron merkatoja dimërore aq më shumë shrohen zërat e largimeve apo afrimeve të futbollistëve në të gjithë Europën, por sëbashku me to prej muajsh përmëndet edhe emri i një trajneri Pep Guardiola. Manchester City, Bayern Munich, Milan, Arsenal apo Manchester United janë disa nga skuadrat që po mendojnë për teknikun katalanas pa harruar edhe Chelsea që për momentin nuk po ngacmohet për shkak të impenjimit të saj në Botërorin e Klubeve.
Guardiola vazhdon pushimet në New York atje ku çuditërisht apo qëllimisht do të zbarkojë javën e ardhshme trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson. Pas ndeshjes së fundjavës në kampionat Sir Alex do të fluturojë drejt New York në një impenjim përfaqësues në rangun e ambasadorit të Manchester United.Por nga mediat angleze mendohet se është i sigurtë një tjetër takim midis Ferguson e Pep pas atij të shtatorit që përkthehet si një prej etapava të para të kalimit të stafetës nga skocezi tek spanjolli në muajin qershor. Nga ana tjetër United ka përgënjeshtruar si takimin e mundshëm midis ty trajnerëve në New York ashtu edhe largimin e Sir Alex nga drejtimi i "Djajve të Kuq".Të njëjtën gjë pothuajse kanë bërë edhe përfaqësuesit e trajnerit katalanas duke zbuluar se zgjedhja e parë e Guardiolës është Arsenali dhe jo Manchester United apo edhe më shumë Chelsea ku mungesa e stabilitetit e shqetëson ish trajnerin e Barcelonës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus