Kyresore » 2012 » Prill » 6 » Skandali i basteve, Agnelli: Besojmë tek Conte
12:13 PM
Skandali i basteve, Agnelli: Besojmë tek Conte
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, shprehu besimin absolut në integralitetin moral të trajnerit Antonio Conte, ndonëse emri i tij doli në hetimet e skandalit të basteve që po zhvillon prokuroria e Kremonës dhe Barit.
Sipas disa provave të reja, Conte dyshohet se ishte në dijeni të mafias së basteve që e kishte kontaktuar dhe mbi të rëndon fakti që nuk e raportoi këtë rrjet tek drejtësia. Në prezantimin e një kontrate sponsorizuese me kompaninë e makinave "Jeep”, presidenti Agnelli deklaroi: "Më lejoni të ndaj me ju një reflektim nga aktualiteti, në lidhje me hetimet e prokurorisë. E dimë që duhet të presim për të parë rezultatet e magjistaturës dhe bota e futbollit duhet të nxjerrë përfundimet e saj. Bastet janë një plagë e sportit modern dhe fakti që disa prej të arrestuarve ishin tifozë të abonuar të Juventusit na bën të jemi edhe më vigjilentë”.
Duke u ndalur tek përgjegjësitë e trajnerit, presidenti i bardhezinjve shtoi: "E njoh Conten prej 20 vitesh dhe ndonëse është e vërtetë që ka disa difekte, ai ka edhe disa vlera të tjera të patjetërsueshme, besnikërinë dhe integralitin moral. Ai vazhdon të ketë të gjithë besimin e klubit”.

Deklarata e presidentit juventin u bë në ceremoninë në të cilën u lidh një marrëveshje 3-vjeçare sponsorizimi me kompaninë prodhuese të automobilave, "Jeep”, emri i të cilës do të vendoset në fanelat e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Nga kjo marrëveshje, klubi do të përfitojë një total prej 35 milionë eurosh, thuajse 12 milionë në vit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus