Kyresore » 2012 » Qershor » 24 » Soldado vazhdon kontratën me Valencian
6:24 PM
Soldado vazhdon kontratën me Valencian
Sulmuesi më i rrezikshëm i Valencias, Roberto Soldado ka zgjatur kontratën me klubin nga "Mestalla" deri në vitin 2017.Në sezonin e kaluar, sulmuesi spanjoll për Valencian ka shënuar 17 gola, ndërsa gjatë dy vjetëve sa ka luajtur deri më tani për klubin valencian, në total ai ka shënuar 35 gola në 66 paraqitje e tija, që nga koha kur transferua prej Getafes."Roberto është një futbollist fantastik, ai shkëlqyeshëm luajti gjatë dy viteve të fundit. Dukshëm është parë dëshira e tij për ta ndihmuar Valencian, dhe mentaliteti i tij fitues është një faktor kyç në suksesin e klubit", ka thënë presidenti i klubit Manuel Llorente.Valencia sezonin e ardhshëm do të udhëhiqet nga strategu dhe ish-lojtari i ekipit, Mauricio Pellegrino.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus