Kyresore » 2012 » Gusht » 8 » Sot, miqësorja Real-Milan
2:07 PM
Sot, miqësorja Real-Milan
Sot në orën 02:00 Milan dhe Real Madrid do të përballen në një ndeshje miqësore në Yankee Stadium të New York dhe e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek Ricardo Kaka në fushë dhe tek tribuna VIP ku do të takohen drejtuesit kryesorë të dy skuadrave: Adriano Galliani dhe Florentino Perez. Sipas mediave sportive spanjolle, pas ndeshjes pritet që Galliani dhe Perez të ulen për darkë dhe të nisin negociatat për Kaka, futbollistin që Milan e kërkon sërish në gjirin e tij, por që nuk ka para për ta blerë.
Galliani mendon që të rikthejë brazilianin në Milanello në formë borxhi dhe gjysmën e rrogës së brazilianit të vazhdojnë ta paguajnë madrilenët.Por, qëndrimi i Real Madrid vazhdon të jetë po i njëjti: për Kaka duhet të paguhen 30 milionë euro, përndryshe nuk ka vend për diskutime.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus