Kyresore » 2012 » Dhjetor » 5 » Spalletti refuzon Milanin
1:30 PM
Spalletti refuzon Milanin
Luciano Spalletti nuk do të jetë trajner i skuadrës së Milanit në edicionin e ardhshëm, shkruan "Gazzetta dello Sport". Trajneri aktual i Zenitit, Spalletti, ka insistuar se është shumë i vjetër për t'u bërë trajner i Milanit. Spalletti 53-vjeçar, i cili prej vitit 2009 është në krye të skuadrës ruse, ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Rusia. "Jam shumë i vjetër për të qenë trajner i Milanit. Po ashtu dua të vazhdoj të punoj në Rusi, sepse jam shumë i lumtur dhe sapo kam rinovuar kontratën me klubin", është shprehur Spalletti. Trajneri italian ka kontratë me Zenitin deri në vitin 2015 dhe ka fituar dy tituj të kampionit të Rusisë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus