Kyresore » 2012 » Qershor » 4 » “Spanja e frikshme, favoritë gjermanët”
2:03 PM
“Spanja e frikshme, favoritë gjermanët”
Gjermania dhe Spa-nja duhen konside-ruar favoritet e Kam-pionatit Europian. Mishel Platini, presidenti i UEFA-s, ka dhënë opinionin e tij për skuadrat pjesëmarrëse në "Euro 2012”, duke e cilësuar edhe Italinë ndër ekipet e vështira.
"Unë bëj gjithnjë diferencimin mes skuadrave që mund të fitojnë dhe atyre që janë të vështira për t’u mposhtur. Me fjalë të tjera, sipas mendimit tim, Gjermania dhe Spanja janë pretendentet kryesore për fitoren e këtij turneu, pra janë në kategorinë e parë. Pastaj, mund të vijnë praktikisht të gjitha të tjerat, sepse të luash me Danimarkën, Portugalinë, Italianë dhe Francën do të jetë e komplikuar, – ka theksuar Platini në një intervistë të dhënë për ‘France Press’. – Pa harruar këtu që në 2004-n fitoi Greqia, ndaj mund të ketë surpriza të tjera si këto. Për sa u përket favoriteve, Spanja, që është kampionia e Europës dhe e botës në fuqi, ka shumë eksperiencë. Ndërsa Gjermania është pak më e re dhe ka uri për fitore. Skuadra e Del Boskes do kërkojë që ta ruajë titullin me një brez të jashtëzakonshëm lojtarësh. Unë jam i bindur se do shohim ndeshje të mrekullueshme me këto skuadra, pasi lojtarët pjesëmarrës në Europian kanë treguar se janë të fortë”, – parashikon numri një i qeverisë së futbollit europian. Gjithsesi, Platini ka dashur të theksojë se këto ekipe janë favorite dhe vetëm kaq: "Besoj se janë pretendentet kryesore, por nuk do të thotë se kanë fituar. Futbolli rezervon gjithnjë surpriza të mëdha, është e vështirë t’i kuptosh gjërat që në fillim. Pikërisht, për këtë arsye, ky sport është kaq i bukur”, – thekson ish-fenomeni i Juventusit dhe Kombëtares franceze. Më pas Platini ka vazhduar me një koment mbi qëndrimin e UEFA-s ndaj vendeve organizatore të Europianit: "Duhet të jemi neutralë. Kur skuadra vendëse është prezente sa më gjatë në turne, atmosfera është më pozitive, ky është një konstatim. Por, gjithsesi, mbetet një kompeticion, ndaj lë të fitojë më i miri. Italia? Është e frikshme”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus