Kyresore » 2012 » Qershor » 25 » Spanja nuk do të ndryshojë stilin e lojës për shkak të Cristiano Ronaldos
12:16 PM
Spanja nuk do të ndryshojë stilin e lojës për shkak të Cristiano Ronaldos
Spanja nuk do të ndryshojë stilin e lojës për shkak të Cristiano Ronaldos. Eshtë ky mesazhi që jep asistenti i Del Bosques, Toni Grande që siguron se "La Roja” do të zbresë në fushë për të bërë lojën karakteristike."Të përballesh me Ronaldon, sigurisht, është një shqetësim për ne. Eshtë lojtar shumë i fortë fizikisht dhe goleador i madh, por ne do të ruajmë stilin tonë të lojës” theksoi Grande në konferencën për shtyp.Krahu i djathtë i Del Bosques bëri edhe ndryshimin mes ndeshjeve ndaj Kroacisë dhe Francës, duke deklaruar se "vuajtja” në fushë është pjesë e lojës në evente të tilla."Të gjitha ndeshjet në Kampionatin Evropian janë të vështira dhe natyrisht një skuadër vuan në fushë në momente të caktuara. Nuk mendoj se fituam më lehtë ndaj Francës por janë dy ndeshje të ndryshme të interpretuar ndryshe nga skuadra.”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus