Kyresore » 2012 » Qershor » 24 » Spanja sfidon Portugalinë në gjysmëfinale
11:04 PM
Spanja sfidon Portugalinë në gjysmëfinale
Spanja në ndeshjen e sontme çerekfinale të "Euro 2012” e mundi Francën lehtësisht me rezultat 2 : 0, duke u kualifikuar kështu për gjysmëfinale ku e pret Portugalia.Nga ndeshja e çerekfinales së tretë të "Euro 2012” ndërmjet Spanjës e Francës, që u zhvillua sonte në Doneck, futbolldashësit nga e gjithë bota pritën shumë. E cilësuan një kryendeshje të "Euro2012”, një superndeshje ku pritet një lojë e mirë dhe e fuqishme, praktikisht një finale para finaleve. Së paku pritej një ndeshje interesante. E gjithë kjo, duke pasur parasysh rivalitetin e këtyre kombëtareve, traditën dhe potencën aktuale të të dy ekipeve. Por, praktikisht sonte nuk ndodhi asgjë nga pritshmëria. Në pjesën e parë që të dy kombëtaret nuk treguan ndonjë lojë për ta mbajtur mend, pos golit të avantazhit nga kombëtarja e Spanjës. U luajt më shumë në mesin e fushës, me ndonjë aksion të rrallë në drejtim të portave dhe si rrjedhojë nuk pati edhe aq shanse për të shënuar nga asnjëri ekip. Loja "vuante” nga përkujdesi i madh i të dy taborreve për të mos pësuar gol, taktikat e tyre që e bënë lojën më shumë monotone se sa atraktive. Dështuan sidomos repartet e sulmit, e sidomos ai frances. Benzema me shokë jo vetëm që nuk shënuan, por mund të thuhet se nuk patën as ndonjë shans më serioz për gol eventual. Spanja, gjithsesi, ishte e dukshme, arriti ta zbatojë më shumë taktikën e vet-mbajtjen e gjatë të topit me pasime të shkurtëra, duke tentuar që t’i detyrojnë francezët për ndonjë gabim eventual.

Ç’është e vërteta, këtë ia arritën në minutën e 19, kur nëpërmjet aksionit tipik spanjoll

shënuan një gol të bukur nëpërmjet Alonsos. Aksionin e nisi Iniesta, i cili ia pasoi topin Albas dhe ky i fundit Alonsos, i cili me kokë mposhti portierin francez.

Edhe pjesa dërmuese e gjysmëlojës së dytë i ngjau pjesës së parë për nga anemia, joatraktiviteti dhe mungesa e aksioneve të rrezikshme. Zhgënjeu sidomos Franca, e cila luante sikur të ruante rezultat. Edhe në këtë pjesë t dytë të lojës ishin totalisht zhgënjyes sulmuesit francez., të cilët për asnjë çast nuk u treguan të rrezikshëm për portën franceze. Madje , fitohej përshtypja se ata silleshin në fushë sikur nuk dinin çka të donin.

Dhe prap erdhi dënimi nga spanjollët. Në minutën e fundit të ndeshjes gjyqtari referoi penallti për Spanjë , të cilën e realizoi Alonso.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus