Kyresore » 2012 » Qershor » 13 » Spanja, Silva: I kënaqur me debutimin
3:23 PM
Spanja, Silva: I kënaqur me debutimin
David Silva ka theksuar se ndeshja e radhës e Spanjës ndaj Irlandës do të jetë e vështirë sepse irlandezët luajnë shumë mirë në kundërsulm. "Kanë shumë lojtarë që luajnë në kampionatin anglez dhe lojën e kundërsulmit e zotërojnë mirë”, deklaroi mesfushori i Manchester City, i cituar nga mediat spanjolle.Në lidhje me barazimin ndaj Italisë në ndeshjen e parë të grupit C, futbollisti i ekipit kampion Europe në fuqi deklaroi: "Ishte një ndeshje e mirë sepse e rëndësishme në ndeshjen e parë është mos të humbësh. Tani do të tentojmë të fitojmë dy ndeshjet që na kanë mbetur në grup. Fatin Euro2012 e kemi në duart tona.”Duke folur për modulin pa sulmues që Del Bosque hodhi në fushë ndaj axurrëve, Silva theksoi: "Unë jam mësuar të luaj me 1 ose 2 sulmues para sepse më pëlqen të jap pasimet për gol. Nuk jam sulmues i mirëfilltë edhe pse kohët e fundit kam bërë gola.”Ndeshja Spanjë-Irlandë do të luhet të enjten në orën 20.45.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus