Kyresore » 2012 » Qershor » 16 » Spanjë-Kroaci, bum bastesh për 2-2
1:27 PM
Spanjë-Kroaci, bum bastesh për 2-2
Spanja dhe Kroacia janë vënë në qendër të vëmendjes për ndeshjen që do të zhvillojnë me njëra-tjetrën për fazën në grupe të kampionatit evropian. Nuk ka të bëjë vetëm me rivalitetin mes dy skuadrave, por me dyshimet për një kompromis mes tyre. Nëse ndeshja përfundon me rezultatin 2-2, kampionët në fuqi të kontinentit do të kualifikohen si kryesues, ndërsa kroatët si të dytët e grupit. Ajo që e pëson është Italia, e cila i jep fund aventurës në Evropian. Kaq ka mjaftuar që në Spanjë të nisë vënia e basteve për këtë sfidë dhe ka rënë në sy një "bum” për rezultatin e saktë 2-2. Shifra të mëdha dhe një numër shumë i madh bastvënësish që kanë parashikuar një fund të tillë për ndeshjen e 18 qershorit. Kjo ka detyruar edhe kompanitë e basteve që të ndryshojnë koeficientin. Fillimisht që Spanjë-Kroaci përfundon me rezultatin 2-2 ishte kuotuar 17, por me sasinë e madhe të parave që janë vënë, koeficienti është ulur në 5. Ulje ka pësuar edhe koeficienti që ndeshja përfundon në barazim 3-3, tjetër rezultat që eliminon Italinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus