Kyresore » 2012 » Dhjetor » 4 » Statistika "jashtëtokësore" të Lionel Messit
1:38 PM
Statistika "jashtëtokësore" të Lionel Messit
Lionel Messi cilësohet si lojtari më i mirë në botë dhe është një ndër tre finalistët për fitimin e "Topit të Artë 2012". Shifrat e yllit të Barcelonës nuk kanë nevojë për komente. Pasi u afrua me vetëm një gol nga rekordi historik i Gerd Muller me 85 gola në një vit kalendarik, mediat spanjolle po përqendrohen te statatistikë e jashtëzakonshme.Bëhet fjalë për krahasimin me 21 golat e argjentinasit në këtë sezon të La Ligas me repartet sulmuese të ekipeve të tjera të kampionatit.Në përfundim rezulton se vetëm tre skuadra, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Betis Sevilla e kalojnë sulmuesin blaugrana. Sa për të tjerat, Messi i vetëm ka shënuar më shumë se 16 skuadrat që luajnë në futbollin elitar në Spanjë.Me mesataren e golave të shënuar, ai kalon 40 për qind të rrjetave të realizuara nga vetë ekipi i Barcelonës. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus