Kyresore » 2012 » Maj » 4 » Stekelenburg: “Nuk largohem nga Roma”
11:07 AM
Stekelenburg: “Nuk largohem nga Roma”
"Nuk arrij te kuptoj se nga dalin fjalet per te ardhmen time. Une nuk kam bere ende 1 vit qe kam ardhur dhe tani thone se une dot e largohem. Nuk e di se si arrijne te shkruajne gjera qe une nuk i kam thene kurre. Nuk arrij ta kuptoj”. Martin Stekelenburg ka larguar zerat per nje largim te mundshem nga skuadra e Romes ne fund te ketij sezoni. Portieri holandez pergenjeshtron dhe zerat se ai deshiron te pushoje sepse eshte ne prag te fillimit te Euro 2012. "Kush thote qe une deshiroj te pushoj eshte idiot. Nuk dua te filloj te flas per te tilla gjera sepse jane gjera pa vlere. Une dua qe te luaj ne çdo takim. Te luaj futboll eshte jeta ime. Une nuk jam i sigurt nese do te luaj ne Euro 2012. Keta njerez qe shkruajne te tilla lajme nuk ekzistojne per mua”. Portieri i Romes ka folur dhe per gjendjen e tij fizike. "Tani gjerat shkojne disi me mire. kam nje problem qe nga muaji dhjetor dhe une kam luajtur me shpresen se do te sherohej. Tani dhimbja eshte e forte dhe nuk me lejon te luaj”, ka deklaruar Stekelenburg per mikrofonat e Roma Channel.

De Laurentiis: "Te gjithe ne Bologna”
"Shpresoj qe ne Bologna te jene sa me shume napolitane”, jane fjalet e presidentit te skuadres se Napoli i cili i ka ftuar te gjithe tifozet qe te jene te pranishem ne stadiumin Dall’Ara per ndeshjen e radhes. "Vitin e kaluar ne stadiumin e Bologna ishin me shume se 10.000 napolitane qe mbeshtesnin skuadren. Ishte nje gje e mrekullueshme te shihje kaq shume tifoze jashte San Paolo. une do te jem ne tribune por ju garantoj se nuk do te jem si president por nje tifoz i thjeshte i Napoli”. Per Radio Marte, presidenti De Laurentiis flet dhe per ndeshjen. "Do te jete nje ndeshje shume e forte dhe shume e veshtire. Bologna eshte nje skuader e forte dhe kane nje trajner shume te mire qe ne te kaluaren ka fituar jo pak kunder nesh. Shpresoj shume qe tifozet ne shkallet e stadiumit te na japim mbeshtetjen maksimale”. Presidenti i Napoli rrefen se pas eliminimit nga Champions ka mbledhur skuadren dhe u ka kerkuar qe te gjenin buzeqeshjen pas eliminimit. "Duhet te buzeqeshni te gjithe sepse kjo ketu eshte nje skuader e rendesishme dhe trajneri eshte i mrekullueshem. Ju falenderoj per ate qe keni dhene deri me tani por duhet ta mbani koken lart. Ju falenderoj te gjitheve. Kane reaguar ne menyre te shkelqyer”, shprehet De Laurentiis. Ne fund ai gjen dhe disa fjale per beniaminin e tifozerise, Lavezzi. "I kam derguar nje mesash sepse ka pasur ditelindjen. E dua shume Lavezzi, per mua ai eshte nje napolitan i vertete. Eshte integruar mjaft mire ketu te ne dhe njerezit e duan shume”, ka perfunduar presidenti i Napoli.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus