Kyresore » 2012 » Mars » 14 » Sulmuesi, Ronaldo: Ruset jane te veshtire, s’me intereson cfare ben Messi
2:09 PM
Sulmuesi, Ronaldo: Ruset jane te veshtire, s’me intereson cfare ben Messi
Ne konferencen per shtyp perpara ndeshjes ndaj SCKA Moske, sulmuesi i Real Madrid Cristiano Ronaldo eshte shprehur optimist, por njekohesisht ka vleresuar kundershtaret ruse. "Cdo gje eshte e mundur. Nje skuader ruse mund ta fitoje Champions League, por jo kete vit, sepse duam ta fitojme ne. Skuadrat ruse jane gjithmone te forta dhe te veshtira per t’u mundur. Ne duhet te jemi te kujdesshem. Rezultati i ndeshjes se pare eshte i rrezikshem per ne”, deklaroi numri Ronaldo. Persa i perket trajnerit Jose Mourinho, Ronaldo u shpreh: "Ai do te vazhdoje qe te qendroje me ne. Une po ia dal shume mire, por skuadra po luan akoma dhe me mire. Ne mund te fitojme dicka vetem nese jemi bashke”.
Ronaldo shenoi 40 gola ne sezonin e kaluar, nderkohe qe deri me tani ka shenuar 40 gola ne te gjitha kompeticionet se bashku. Por rivali i tij Messi ka bere cudine, duke shenuar 30 gola vetem ne kampionat. I ngacmuar nga gazetaret nese mund te shenon po aq gola, portugezi u pergjigj: "Mua nuk me intereson se cfare bejne lojtaret e tjere. Mua me intereson vetja ime dhe skuadra ime, jo golat. Ne po luajme shume mire. Une jam i lumtur per Messin dhe per futbollin. Nuk e di nese mund te shenoj 5 gola ne nje ndeshje. Ndoshta mund ta bej”, perfundoi deklaraten e tij, Cristiano Ronaldo. Trajneri, Mourinho: Tifozet te na mbeshtesin, kunder CSKA luajme me tre sulmuesJose Mourinho, trajneri i Real Madrid, ka theksuar se ne ndeshjen e kthimit ndaj CSKA-se se Moskes do te luaje me tre sulmues ne menyre qe te arrije fitoren pas barazimit 1-1 te ndeshjes se pare ne Rusi, ne 1/8 e finales se Champions League. "Futbolli eshte i bukur sepse jo gjithmone fiton me i miri. Ne ndeshjen e pare tifozet ruse "luajten” bashke me lojtaret ne fushe dhe tani qe ne luajme ne Bernabeu dua qe tifozet tane te na mbeshtesin fuqishem”, theksoi tekniku portugez.Mourinho kujtoi se Real Madrid vjen me shume besim ne kete takim sepse ne 19 ndeshjet e fundit te zhvilluara ne Champions League madrilenet kane humbur vetem nje, gjysmefinalen e vjetshme ndaj Barcelones. "Vetebesimi eshte ne nivele te larta, ekipi nuk ka frike, por e dime qe ne Champions nuk ka ndeshje te lehta sepse cdo ekip qe ke perballe eshte elitar ne kampionatin ku luan”, deklaroi Jose Mourinho.
Napoli, Mazzarri rikthehet ne pankine: "Sa mire, do te jem afer skuadres”Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri i eshte hequr pezullimi per ndeshjen e dyte ndaj Chelseat, dhe kjo ka rikthyer optimizmin ne kampin italian. Vete trajneri eshte shprehur: "Eshte shume e rendesishme ne nje perballje kaq sensitive dhe historike. Di Matteo i ka dhen besim skuadres se tij, dhe kjo me shqeteson me shume sesa taktike”, tha trajneri Mazzarri. Shume i lumtur nga heqja e pezullimit ai shprehet gjithashtu se eshte shume e rendesishme qe te qendroje afer skuadres. "Ne kemi shpresuar qe te ndodhe nje gje e tille. Eshte shume e rendesishme qe une te jem afer lojtareve te mi ne kete ndeshje”, deklaroi trajneri i Napolit.

Edinson Cavani
Sulmuesi me i rendesishem i skuadres se Napolit perpara ndeshjes eshte shprehur: "Ata jane ende shume te forte dhe ne duhet qe te marrim nje masin nga ndeshja Arsenal-Milan, te kuptojme qe cdo gje mund te shkaterrohet ne nje moment te vetem”, tha sulmuesi uruguaian.

Chelsea, Drogba: E eliminojme Napolin, por kemi nevoje per tifozet
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drobga, thote se Blute jane te afte ta permbysin rezultatin 3-1 nga ndeshja e pare e Champions League ndaj Napolit. Blute do te luajne sonte ne "Stamford Bridge” me nje disavantazh 3-1, por Drogba eshte i bindur ne nje fitore me te larte dhe kualifikim ne cerekfinale te gares evropiane.
"Ne mund t’ia dalim pasi kemi lojtaret, qasjen dhe karakterin. Ne kemi bere gjera me te veshtira ne te kaluaren, vetem duhet te krijojme ca me shume dhe te kemi me shume fat. Kunder Stoke ne mund te kishim shenuar tre ose kater gola nese nuk do kishim goditur shtyllen dhe tranversalen”, tha sulmuesi nga Bregu i Fildishte. Me pas ai vazhdoi: "Keto jane ndeshje ne te cilat kemi nevoje per mbeshtetje te fuqishme, te mire te publikut, edhe nese ne bejme gabime. Ky eshte nje moment i veshtire per Chelsean, ndaj kemi nevoje qe tifozet te na mbeshtesin”, ka thene Drogba.

CSKA, Dzagoev kunder te gjitheve: "E eliminojme Real Madrid”
Sulmuesi i CSKA Moske Alan Dzagoev thote se skuadra e tij mund te beje surprizen sonte, duke eliminuar Real Madrid dhe te arrije nj kualifikim historik. "Real Madrid mund te jete favorit, por ata qe thone se ne nuk kemi shanse, atehere gabohen”, tha fillimisht sulmuesi 21-vjecar. "Nuk ka asgje te pamundur per te realizuar. Ne ne mendjen tone kemi vetem fitoren, nuk shkojme kot ne Madrid. Nuk kemi presion psikologjik. Real Madrid ka lojtare te klasit boteror dhe presioni eshte mbi ta. Ne mund te bejme historine me nje rezultat pozitiv ne Bernabeu”, perfundoi deklaraten e tij, sulmuesi Dzagoev.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus