Kyresore » 2012 » Maj » 21 » Taktika sekrete e Di Mateos për finalen
2:36 PM
Taktika sekrete e Di Mateos për finalen
Roberto Di Mateo ka gjetur mënyrën më origjinale për të përgatitur psikologjikisht lojtarët e tij para finales së Ligës së Kampioneve kundër Bajern Mynih.Trajneri italian kishte instruktuar stafin të kontaktonin në fshehtësi me familjarët e çdo futbollisti dhe të regjistronin një mesazh ku i uronin fat për ndeshjen e Mynihut. Mjeshtërit e informatikës së klubit anglez arritën të gjenin në kohë rekord edhe fotografi apo video nga YouTube ku lojtarët shfaqeshin kur ishin fëmijë.
Rezultati ishte një video rreth 20 minuta, e cila iu shfaq lojtarëve në darkën e të premtes në një mbledhje të organizuar në hotel, që shkaktoi mallëngjim por edhe humor mes vetë futbollistëve.

Debutuesi Rajan Bertrand ka qenë ai që ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në këtë mbledhje.

"Gjetja e trajnerit ishte brilante. Mesazhet ishin një surprizë e jashtëzakonshme për të gjithë ne. Na grumbulluan për një mbledhje dhe mbetëm të shtangur kur u shfaqën këto mesazhe për të gjithë lojtarët”, ka treguar ai.

Pas kësaj mbledhje, Di Mateo ka folur personalisht me secilin futbollist dhe ka qenë ai moment kur u ka komunikuar lojtarëve se kush do të zbriste në fushën e lojës përballë Bajernit për të shkruar historinë një natë më vonë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus