Kyresore » 2012 » Nëntor » 20 » Testamenti i Ferguson: Mourinhio dhe Ronaldo te M.United
10:51 AM
Testamenti i Ferguson: Mourinhio dhe Ronaldo te M.United
Kur i kanë mbetur vetëm pak kohë në krye të pankinës, së Manchester United, Alex Ferguson dëshiron ti lërë djajt e kuq në duar të sigurta.
Sipas trajnerit skocez, Jose Mourinho është i vetmi që mund ta zëvendësojë denjësisht, ndërsa Cristiano Ronaldo do të kthehej bashkë me Mourinhio në shtëpinë e tij është shprehur Ferguson."Përsa i përket Ronaldos, unë flas shpesh me të. Nuk mendoj se ka skuadra që mund të përballojnë kartonin e tij. Megjithatë, nëse do të largohej nga Reali, atëherë do të kthehej në Manchester”,-ka thënë Ferguson.
Tekniku i cili ka 26 vjet në pankinën e Manchester do ti japë fund karrierës së tij pasi të mbyllet ky sezon. Ferguson dëshironte shumë ta mbyllte në mënyrën me të bukur, por shpresat e skuadrës së tij për të fituar titullin e kampionatit, janë të turbullta megjithëse Alex Ferguson është i paparashikueshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus