Kyresore » 2012 » Shkurt » 22 » Tevez kërkon “zyrtarisht” falje
1:22 PM
Tevez kërkon “zyrtarisht” falje
Karlos Tevez më në fund i ka kërkuar falje Mançester Sitit pas 5 muajsh zënka që i kanë kushtuar atij rreth 10 milionë paund. Lojtari pritet të kthehet shumë shpejt në fushën e lojës, sapo të ketë përfunduar programin e stërvitjes individuale që do ta kthejë në formë sportive.Ndjesa e Tevez erdhi vetëm pasi trajneri Roberto Mançini bëri të ditur se lojtari do të kthehej në skuadër vetëm kur të kërkonte falje për gjestin që kishte bërë.Kjo u bë realitet në darkën e të martës, kur nga klubi anglez u shpërnda deklarata ku thuhej se Tevez "kërkonte falje për sjelljen e tij”."Kërkoj ndjesë me sinqeritet nga çdokush që kam zhgënjyer dhe të cilin kam ofenduar me veprimet e mia gjatë muajve të fundit. Dëshira ime është që të përqendrohem dhe të luaj futboll me Mançester Sitin”, thuhej në komunikatën e bërë publike nga klubi."Karlos ka tërhequr apelimin ndaj klubit që e gjobiti atë për shkelje të kontratës dhe për të cilin pritej një shqyrtim nga Federata Angleze. Ai ka filluar një program të veçantë stërvitor që është hartuar për ta kthyer atë në formën optimale”, ishte versioni i dhënë nga zyrtarët e Mançester Sitit
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus