Kyresore » 2012 » Shkurt » 18 » Thiago Motta: Mall për Jose Mourinho
5:23 PM
Thiago Motta: Mall për Jose Mourinho
Thiago Motta mendon se Jose Mourinho është trajneri më i mirë që ka njohur ndonjëherë. Braziliani, i cili u transferua në janar nga Inter te Paris Saint Germain, në një intervistë për francezen "Le Parisien" ka deklaruar se tekniku aktual i Real Madrid është më i mirë në botë. " Te Interi ka bërë gjëra të mrekullueshme. Ai është trajneri më i mirë që kam njohur", u shpreh Motta. 
Braziliani u shpreh se është duke u ambjentuar me klubin e ri të PSG por ka ende mall për kampionatin italian dhe gëzon ende respekt për Italinë. " Jam njeri me fat përsa i përket futbollit. Te Barcelona njoha Frank Rajkaard, te Inter Mourinho dhe tani po njoh Carlo Ancelottin", vijoi më tej Thiago Motta. Në fund ish lojtari i Inter falenderoi Mourinhon për fjalët e mira në drejtim të tij teksa tha se PSG bëri mirë që bleu një futbollist si Thiago Motta
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus