Kyresore » 2012 » Shkurt » 28 » Tiago Silva: Më kërkon Barcelona!
3:11 PM
Tiago Silva: Më kërkon Barcelona!
Mbrojtësi brazilian i Milan, Tiago Silva, është në dijeni se është i vëzhguar nga Kampionët e Evropës në fuqi, Barcelona.
"Unë nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë braziliani për "El Mundo Deportivo”."Përmes disa miqve dhe shtypit, unë e di se Barcelona është interesuar për mua, por tani për tani nuk ka asnjë ofertë konkrete”.
"Unë po ju lë këto pyetje për agjentin tim, por në këtë kohë, mendimi im i vetëm është Milani dhe mbrojtja e titullit kampion në Itali”."Ekipi katalan është ndër më të mirët në botë, edhe nëse nuk janë duke kaluar një periudhë të mirë. Çdo lojtar ëndërron të luajë në një klub të madh si Barcelona”."Unë jam i fokusuar vetëm te Milan. Ai është një klub që më lejon mua t’i përmbush ëndrrat e mia, pikërisht për të luajtur në një ekip të madh”, përfundoi futbollisti në deklaratën e dhënë nga grumbullimi i përfaqësueses braziliane.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus