Kyresore » 2012 » Qershor » 27 » Tifozët: Andrea, mbyllja gojën Merkelit
2:22 PM
Tifozët: Andrea, mbyllja gojën Merkelit
Por, Pirlo nuk krijon iluzione të kota, pasi sipas tij, "sa të jenë Mesi dhe Ronaldo, mendoj se është e vështirë që të përfundoj para tyre. Për mua të rëndësishme janë komplimentet e shumta nga kolegët, sepse luajnë futboll si unë dhe argëtohen”.Pirlo: Gjermania ka frikë nga ne. Tifozët: Andrea, mbyllja gojën MerkelitAndrea Pirlo është njeriu i momentit jo vetëm për kombëtaren italiane, por i gjithë kompeticionit të Euro 2012, për paraqitjet e tij fantastike që ka bërë deri tani, por sidomos për penalltinë spektakolare ndaj Anglisë. Për këtë, të gjithë tashmë kanë folur për mundësine e fitimit të Topit të Artë nga juventini.

Por, Pirlo nuk krijon iluzione të kota, pasi sipas tij, "sa të jenë Mesi dhe Ronaldo, mendoj se është e vështirë që të përfundoj para tyre. Për mua të rëndësishme janë komplimentet e shumta nga kolegët, sepse luajnë futboll si unë dhe argëtohen”.

Nuk kishte si të mungonte mendimi i Pirlos për gjysëmfinalen ndaj Gjermanisë. Sipas tij, gjermanët kanë frikë nga italianët, pasi historia i tremb dhe ata nuk duan të gabojnë sërish, çka i bën që të kenë më shumë presion.

"Gjermania ka frikë nga ne, pasi duke parë precedentët e mëparshëm, ka frikë se mund të përsëritet ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Gjermania do të luajë me kujdes, pasi nuk do që të përsëritet ajo që ndodhi në 2006-n. Presioni është mbi ta”, ka thënë Pirlo.

Sipas tij, Italia duhet të luajë ndaj Gjermanisë në të njëjtën mënyrë si ndaj Anglisë, duke mbajtur zotërimin e topit. Ylli juventin është shprehur i sigurtë se Italia mund të arrijë finalen dhe të fitojë Europianin, pasi sipas tij, italianët hyjnë në fushë gjithmonë për të shkuar deri në fund.

Pas konferencës, Pirlo ka dhënë autografe të shumtë për tifozët italianë, të cilët kanë lëshuar edhe disa mesazhe. "Andrea mbyllja gojën Merkelit dhe dërgoje në shtëpi”, i tha një prej tifozëve italianë. Të shohim nëse italianët do t’ja qepin gojën edhe kësaj radhe Merkelit dhe Gjermanisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus