Kyresore » 2012 » Qershor » 24 » Tifozët anglezë, dikur huliganë, sot ‘melaqe’
11:45 AM
Tifozët anglezë, dikur huliganë, sot ‘melaqe’
Holt njoftoi se pret që rreth 6000 tifozë anglezë të jenë prezent në ndeshjen kundër Azzurrëve, numri më i madh i tyre deri më tani pas dueleve në kuadër të Grupit D përball Francës, Suedisë dhe Ukrainës.Për dallim nga ditët kur huliganët anglezë terrorizonin Evropën, asnjë tifoz anglez nuk ka qenë i arrestuar deri më tani në Euro 2012.Andy Holt, kreu i policisë së uniformuar britanike në garën kontinentale ka njoftuar se asnjë përkrahës i Anglisë nuk është arrestuar nga policia ukrainase.Por, ai refuzon të përjashtojë mundësinë e incidenteve para duelit me Italinë në çerekfinale të dielën në Varshavë.
 Holt njoftoi se pret që rreth 6000 tifozë anglezë të jenë prezent në ndeshjen kundër Azzurrëve, numri më i madh i tyre deri më tani pas dueleve në kuadër të Grupit D përball Francës, Suedisë dhe Ukrainës."Nuk ka ndodhur asnjë arrestim i tifozëve anglezë dhe jam i kënaqur që ua jap këtë lajm. Ne kemi punuar shumë me ambasadën dhe shërbimet e konsulatës dhe jemi shumë të lumtur me rezultatet. Sigurisht, UEFA gjobiti Federatën angleze për sjelljen e tifozëve në ndeshjen kundër Suedisë, por kjo ndodhi brenda stadiumit kurse jashtë tij nuk pati incidente”, u shpreh Holt për agjencinë e lajmeve AFP.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus