Kyresore » 2012 » Janar » 28 » “Time”: leo Messi më i miri
2:24 AM
“Time”: leo Messi më i miri
Lionel Messi pranon se ndihet i lënduar nga akuzat se nuk impenjohet kur luan me Argjentinën po aq sa me Barcelonën. 24 vjeçari kuotohet si lojtari më i mirë në botë falë performancës me klubin spanjoll, por në atdheun e tij kritikohet se duhet të bëjë më shumë për kombëtaren. Disa prej këtyre zërave pretendojnë se diferenca për sa i përket cilësisë së performancave me la Seleccion vjen si pasojë e mungesës së patriotizmit nga ana e futbollistit që u transferua në Barcelonë që kur ishte 12 vjeç. Aludime që e lëndojnë Lionel Messin sic pranon vetë argjentinasi në një intervistë për prestigjiozen Time, duke u bërë i pari futbollist që zë ekskluzivisht kopertinën e revistës me fame boterore.
"Po po, këto aludime me lëndojnë, pasi ato që thuhen se unë nuk i kushtoj rëndësi fanellës së Argjentinës nuk janë të vërteta. Kurrë nuk e kam ndier dhe as nuk e kam menduar këtë. Tani mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo është një lojë skuadre dhe se unë përpiqem të luaj njësoj siç bëj me Barcelonën dhe gjithmonë përpiqem të jap më të mirën. ”Messi gjithashtu hodhi poshtë insinuatat se dashuria e tij për atdheun është minimizuar si pasojë e faktit se e gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në Catalunya.
"Kurrë nuk kam ndalur se qeni argjentinas dhe kurrë nuk kam dashur të jetë ndryshe. Unë ndihem shumë krenar që jam nga Argjentina edhe pse jam larguar që i vogël. Kam qenë i qartë për këtë që kur isha shumë i vogël dhe kurrë nuk kam dashur të ndryshoj. Barcelona është shtëpia ime pasi si klubi ashtu dhe njerëzit më kanë dhënë gjithshka, por unë gjithmonë do të jem argjentinas”. Gjithsesi Messi ndihet i lumtur që kohët e fundit nuk është më një magnet kritikash nga bashkëatdhetarët e tij.
" Më parë kritikat ishin të shumta dhe gjithshka shkonte keq, kurse tani nuk është e njëjta gjë. Kjo është dicka e mirë pasi në cdo shtet që kam shkuar, njerëzit më prisnin shumë mirë, por kjo nuk ndodhte në vendin tim” Paraqitjet e Lionel Messit si në nivel klubi ashtu dhe kombëtaresh janë në krahasim konstant me ato të Cristiano Ronaldos. Shumë njerëz mendojnë se ky rivalitet nxjerr më të mirën e të dy futbollistëve, por Messi nuk e shikon në të njëjtin prizëm me ta.
" Nuk mendoj se është kështu, unë kurrë nuk kam qenë i fiksuar pas tij, ashtu sic nuk e krahasoj veten me ndonjë futbollist tjetër. Mentaliteti im është thjesht që të arrij më shumë vit pas viti, të rritem si në planin individual ashtu dhe në atë të skuadrës, dhe edhe nëse nuk do të ishte Cristiano Ronaldo unë sërish do të bëja të njëjtën gjë. Mendoj se ai është një njeri i mirë, dhe mendoj se është një futbollist i mirë që i jep shumë Realit të Madridit pasi në cdo moment mund të vendosë një ndeshje. Unë i jap rëndësi asaj që po bën Reali i Madridit pasi ata konkurrjnë me ne cdo vit për trofetë, por nuk krahasoj veten me Ronaldon”. Fituesi i Topit të Artë për tre vitet e fundit aktualisht ka një rekord prej 141 golash të shënuar në 196 takime të La Ligës me Barcelonën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus