Kyresore » 2012 » Dhjetor » 7 » Tina Maze fitoi garën e parë në Superkombinim
9:00 PM
Tina Maze fitoi garën e parë në Superkombinim
Sllovenia Tina Maze, ka triumfuar në garën e parë të Superkombinimit të zhvilluar në Sent Moris të Zvicrës. Maze deri tek fitorja e tretë në këtë sezon erdhi me kohën e përgjithshme 2 minuta 1 sekondë e 76 të qindtat. Rrëshqitëses më të mirë sllovene në piedestal iu bashkëngjitën dy austriaket Nikol Hosp dhe Katrin Cetel. Falë kësaj fitore në Superkombinim Tina, tani ka rritur epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës ku ka 497 pikë ose 132 më shumë se Hefl-Rish, ndërsa e treta Cetel ka 320 pikë. Garat në Sent Moris do të vazhdojnë gjatë kësaj fundjave, ku do të zhvillohen garat në sllallom dhe sllallom të madh. Gara e ardhshme e superkombinimit është përcaktuar për 24 shkurt dhe do të zhvillohet në qendrën franceze Meribel.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus