Kyresore » 2012 » Maj » 8 » Tito Vilanovës 11 alternativat e tek Barca
3:11 PM
Tito Vilanovës 11 alternativat e tek Barca
Tito Vilanova pritet të sjellë disa ndryshime në Barcelonë në edicionin e parë të tij si trajner. Vilanova ka paralajmëruar disa transfere tek Barcelona.Gazeta sportive "Sport” ka bërë një përmbledhje të 11 lojtarëve të cilët mund të veshin fanelën e Barcelonës, e që sipas gazetës nga 11 alternativat vetëm 3 priten të jenë të realizueshme.Në krahun e majtë të mbrojtjes janë 4 alternativa e që mbrojtësi i Valencias, Jordi Alba pritet të jetë zgjedhja e parë. Edhe mbrojtësi i Tottenhamit Gareth Bale, ai i Granadës Siqueira dhe David Alaba i Bayern Munchenit janë alternativa të mundshme.Në qendër të mbrojtjes përmenden emrat e mbrojtësit të Milanit Thiago Silva, atij të Chelseat David Luiz, të Ajaxit Jan Vertonghen si dhe mbrojtësit të Bilbaos Javi Martinez.Në mesfushë nuk ka ndonjë aletrnativë të mundshme ndërsa edhe në sulm flitet për 3 lojtarë për të cilët Barca ka zgjuar interesimin. Robin Van Persie i Arsenalit, Adrian i Athletico Madridit dhe Fernando Llorente i Bilbaos janë alternativat e Tito Vilanovës për tu transferuar në Barcelonë.Për ju, cilët janë të duhurit?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus