Kyresore » 2012 » Dhjetor » 19 » Tito Vilanovës i shfaqet sërish sëmundja e kancerit
3:04 PM
Tito Vilanovës i shfaqet sërish sëmundja e kancerit
Tito Vilanovës, trajnerit të Barcelonës, i është rishfaqur kanceri që vuajti gjatë vitit 2011 kur ishte në rolin e zëvendësit të Pep Guardiolës. Mediat sportive spanjolle kanë konfirmuar lajmin nga burimet e tyre pranë klubit katalanas, ndërsa Barcelona ka pezulluar të gjitha aktivitetet e parashikuara, përfshirë drekën e Krishtlindjeve që do të mbahej në mesditë.Vilanova u operua nga një tumor në nëntor të vitit 2011 dhe u rekuperua totalisht, ndërsa tani duket se i është diagnostikuar një tjetër tumor kancerogjen.
Tito Vilanova kishte marrë postin e trajnerit të Barcelonës verën që kaloi pasi kishte kaluar të gjitha kontrollet mjekësore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus