Kyresore » 2012 » Shtator » 25 » Tjetër përplasje Mancini-Balotelli
2:24 PM
Tjetër përplasje Mancini-Balotelli
Konfirmimi, edhe pse kurrë nuk ka qenë i nevojshëm, erdhi mbrëmjen e së dielës. Sa herë zbret në fushë Manchester City, të paktën një kamera duhet të jetë e fiksuar te Mario Balotelli, për të parë se cila do të jetë çmenduria e radhës e sulmuesit italian, si në fushë, në stol apo në tribunë. Edhe në ndeshjen me Arsenalin, "syri magjik" gjeti diçka për ta bërë titull të madh, ashtu siç ndodh rëndom kur shkruhet për SuperMarion. 22-vjeçari në fund të ndeshjes shkon te trajneri i ngrysur në fytyrë për t’i kërkuar diçka, dhe tekniku e shtyn drejt tunelit të "Etihad Stadium" për t’u sqaruar në dhomat e zhveshjes. Një episod i tillë gjatë një ndeshjeje me tension nuk është ndonjë gjë e madhe, por kur bëhet fjalë për sulmuesin rebel, kjo merr të tjera përmasa. 
Mario iu afrua trajnerit për t’i kërkuar llogari se përse u aktivizua vetëm 5 minuta (zëvendësoi Agueron në minutën e 85-të). Tashmë menaxheri ka nisur t’i mbajë të fshehta problemet në dhomat e zhveshjes, duke e njohur reagimin aspak mëshirues të tabolideve.

"Nuk e di e çfarë ndodhi me Marion pas ndeshjes, mund edhe ta kem shtyrë, por nuk e di nëse erdhi për të më kërkuar diçka. Gjithsesi, nuk ishte diçka e rëndësishme, edhe pse Mario mendonte të kundërtën", tha tekniku italian i "Citiziens".

Dhe kur gazetarët kërkojnë të rrëmojnë më shumë për atë çka ka ndodhur në të vërtetë, marrin këtë përgjigje nga italiani: "Nuk e di, do ta pyes nesër (sot)".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus