Kyresore » 2012 » Prill » 13 » Tjetër rekord për Leo Messi-n
10:19 PM
Tjetër rekord për Leo Messi-n
Lionel Messi bëhet lojtari i parë në historinë e La Liga-s, që shënon 28 gola në shtëpi, brenda një sezoni. Argjentinasi ka qenë në formë spektakolare gjatë sezonit 2011-2012, ndërsa theu edhe një rekord tjetër, pasi shënoi gol në fitoren e Blaugrana-ve ndaj Getafes. Ky lloj "procesverbali” mbahej më parë nga ish-lojtari i Atheltic Bilbao, Telmo Zarra, dhe ish-ylli i Atletico Madrid, Baltazar, që të dy me 27 gola në shtëpi, brenda një edicioni, në 1950-1951 dhe 1988-1989, respektivisht. Sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili vendosi një rekord të ri "Pichichi” gjatë sezonit të kaluar me 40 gola në një sezon, arriti të shënojë 26 herë në "Santiago Bernabeu” në 2010-2011. 24-vjeçari Lionel Messi ka grumbulluar 39 gola në 31 paraqitjet e tij të këtij sezon në La Liga dhe ka nevojë edhe për një "rrjetë” të vetme që të barazojë rekordin e Cristiano Ronaldos, prej 40 golash, në një fushatë të vetme në kampionatin spanjoll.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus