Kyresore » 2012 » Mars » 14 » Tjetër “tërmet 7-ballësh”, Bajerni është super (+VIDEO)
0:12 AM
Tjetër “tërmet 7-ballësh”, Bajerni është super (+VIDEO)
Bajerni i Mynihut fare thjesht e ka siguruar kualifikimin në cerekfinale, falë një fitoreje spektakolare 7-0 kundër Bazelit. 4 gola të Gomezit.Ka zgjatur tri javë ëndrra e bukur e zviceranëve për të eliminuar bavarezët nga gara evropiane. Pas suksesit minimal 1-0 në sfidën e parë, Bazeli shpresonte të rezistonte në  45 minutat e Allianz Aren së  për të shkruar një kapitull të ndritur në historinë e vet. Por gjithcka u shkërmoq në një ndeshje ku Bajerni shfaqi tërën  egërsinë dhe forcën e vet, duke e shndërruar në një makth takimin për miqtë nga Zvicra. Pas 7 golave ndaj Hofenhaimit në kampionat, Bazeli ishte "viktima" e radhës e bavarezëve.Festivali bavarez i golave filloi në minutën e 11-të me Arjen Robenin, i cili ishte edhe autor i golit të fundit në minutën e 81-të. Tomas Myler shënoi golin e dytën të 42-ën, për t'ia lënë radhën shfaqjes personale të Mario Gomezit. Sulmuesi gjerman shënoi 4 herë në minutat 44ë, 50ë, 61ë dhe 67.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus