Kyresore » 2012 » Tetor » 19 » Topi i Artë", Mourinho thumbon Messin
9:40 AM
Topi i Artë", Mourinho thumbon Messin
Jose Mourinho duket i vendosur për të reklamuar Cristiano Ronaldon si fitues të "Topit të Artë". Në një intervistë të dhënë për francezen, "France Football", revista që mundëson çmimin prestigjoz bashkë me FIFA-n, trajneri Real Madrid thumboi dhe një herë tjetër Lionel Messin por dhe politikën e ndjekur për përzgjedhjen e fituesit duke deklaruar se është e pamundur që dy lojtarë të të njëjtit nivel të kenë kaq shumë diferenca në trofe personal."Është e pamundur që Messi të fitojë katër "Topa të Artë" ndërsa Ronaldo vetëm një. Kjo është diçka jo normale pasi bëhet fjalë për dy futbollistë të të njëjtit nivel", deklaroi portugezi.Mourinho i shtoi dozat e kritikës kur theksoi se përcaktimi i fituesit të "Topit të Artë" duhet të bëhet dhe në bazë të titujve të fituar me skuadrën.
"Si mund të jepet ky çmim kur një lojtar nuk ka fituar asgjë me klubin e tij? dhe mos më thoni që Botërori i Klubeve është një trofe sepse personalisht as që do të doja ta luaja këtë kompeticion, apo Superkupa e Europës. Këta janë tituj shumë të vegjël. Unë flas për tituj të mëdhenj, dhe këtë vit njërin e fitoi Chelsea dhe tjetrin Real Madrid dhe nuk bëhet fjalë për një trofe dosido por për titullin kampion në ligën më të fortë në botë. Ne kemi dy futbollistë, ku njëri arriti në gjysmëfinalet e Europianit dhe fitoi dhe titullin në Spanjë, ndërsa kemi tjetrin që nuk ka fituar asgjë. Nëse Cristiano Ronaldo nuk e fiton këtë vit "Topin e Artë" kjo do të ndodhë sepse ai nuk është shumë simpatik për ata që votojnë, sepse Ronaldo nuk e shet shumë mirë imazhin e tij, dhe nuk jep intervista për ti kërkuar falje shokëve të skuadrës pasi ka debatuar me ta në fushë, por i kërkon ndjesë në dhomat e zhveshjes pa e bërë publike dicka të tillë", vijoi Mourinho.

Lionel Messi është fituesi i tre edicioneve të fundit të "Topit të Artë" ndërsa këtë vit në finale me të mendohet të jetë Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus