Kyresore » 2012 » Qershor » 12 » Torres kërkon dy fitore nga Spanj
1:04 PM
Torres kërkon dy fitore nga Spanj
Fernando Torres beson se Spanja mund t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura në grupin C për t’u kualifikuaar në çerekfinalet e Euro 2012.
Kampionët e botës nuk arritën të merrin më shumë se një barazim 1-1 me Italinë, por Torres pranon se skuadra e Vincente del Bosque mund të arrijë një rezultat pozitiv ndaj Irlandës dhe Kroacisë."Nuk mund të them që ishte një ndeshje e keqe por tashmë duhet t’i fitojmë të gjitha sfidat. E dinim që si kundërshtar kishim Italinë dhe për këtë ishim përgatitur. Duhet të përpiqemi për të dalë të parët në grupin tonë”. Torres pati dy mundësi mjaft të mira për të kaluar skuadrën e tij në avantazh por topi nuk mundi të çante rrjetën pasi u ndal në duart e Buffon .Gjithashtu lojtari i Chelsea shtoi se të dyja ekipet mund të kishin dalë triumfues nga ajo ndeshje.

"Më vjen keq që e humba atë mundësi. Buffon fitoi duelin pasi e kuptoi lojën time. Megjithatë të dyja skuadrat patëm mundësi të barabarta për të fituar ndeshjen”.

28-vjeçari bëri dhe një koment për formacionin e përdorur nga trajneri i tij i cili në takimin kundër Italisë nuk luajti me sulmues por me 6 mesfushorë.

"Ajo çfarë ka rëndësi është që Spanja të fitojë me apo pa sulmues. Cesc bëri një lojë mjaft të bukur. Nuk ishte një rezultat negativ pasi luajtëm kundër 4 herë kampionëve të Botës dhe një herë të Europës”.

Spanja do ta vazhdojë fushatën e saj kualifikuese për Euro 2012 ndaj Irlandës më 14 Qershor për t’u përballur vetëm katër ditë më vonë me Kroacinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus