Kyresore » 2012 » Gusht » 31 » Torres: Nuk e festoj golin nëse shënoj ndaj Atletikos
11:48 AM
Torres: Nuk e festoj golin nëse shënoj ndaj Atletikos
Sulmuesi i Çelsit, Fernando Torres ka deklaruar se nuk do të festojë në rast se shënon gol kundër ish skuadrës së tij, Atletiko Madrid, në sfidën e Superkupës së Evropës, që zhvillohet të premten në Monako."Kjo është një ndeshje e veçantë për mua. Në Atletiko jam formuar si personalitet. 12 vjet kam kaluar aty. Ai nuk është vetëm një klub, është diçka më shumë se klubi për mua”, ka theksuar Torres."Në rast se shënoj gol nuk do ta festoj, për shkak të respektit që kam për skuadrën e Atletikos dhe tifozët e saj”. Torres ka luajtur në Atletiko Madrid në periudhën prej vitit 1995-2007, kurse pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2001.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus